Donald Trump do të vizitojë vendin ku ndodhi vrasja masive në Ohio dhe Texas mes paralajmërimeve se nuk do të jetë i mirëpritur.

Sulmet në Dayton dhe El Paso lanë 31 persona të vdekur.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka folur mbi racizmin dhe urrejtjen menjëherë pas të shtënave që shkaktuan vrasjet masive; por është akuzuar se ka ushqyer të njëjtat ndjenja që mendohet se i ka ndëshkuar.

Anëtarja e Kongresit, e cila përfaqëson El Paso, tha se jao nuk do të takohet me presidentin duke i thënë ati se këto fjalë mund të kenë pasoja.

“Refuzoj që të takohem pa një dialog rreth dhimbjes që fjalët dhe veprimet e tij raciste dhe të urrejtjes i kanë shkaktuar komunitetit dhe vendit”, shkroi në Twiter, Veronica Escobar.

Vrasjet në El Paso janë trajtuar si krime që mundësohen nga urrejtja. Shumica e qyetatit identifikohet si Hispanikë ose Latinë dhe i dyshuari mendohet se është autor i një teksti të postuar në online i cili thotë: ‘Ky sulm është përgjigje ndaj pushtimit të Hispanikëve mbi Texas”.

VERITAS.COM.AL/