WASHINGTON (Reuters) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ditën e Premte kritikoi OPEC për reduktimin e prodhimit të naftës gjë që ka ndihmuar në rritjen e çmimit dhe tha se ky veprim mund të mos tolerohet. Çmimi i naftës duket se është ngritur për të dytën herë radhazi.

“Duket se OPEC po e bën përsëri, me një sasi rekord në gjithë prodhimin, duke përfshirë edhe anijet e mbushura plot në det. Çmimet e naftës janë rritur shumë, artificialisht. Kjo nuk është mirë dhe ne nuk do ta pranojmë”, shkroi Trump në Twitter.

Veritas.com.al/