Presidenti Trump thotë se do ta takojë Kim në Singapor në 12 qershor.
Në Prill, zoti Trump i qëndroi fjalës duke pranuar një ftesë për të takuar zotin Kim, në një takim të paprecedent.
Para kësaj, të dy palët kanë shkëmbyer fyerje dhe kërcënime. Thyerja e kësaj situate erdhi pas bisedimeve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.
Njoftimi i Zotit Trump erdhi pak orë pasi ai mirëpriti kthimin në shtëpi të tre amerikanëve të ndaluar dhe që u liruan nga Koreja e Veriut.
Lirimi i tyre erdhi gjatë vizitës në Phenian të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mike Pompeo me objektiv që të koordinojë takimin mes zotit Trump dhe Kim Jong-un.
Veritas.com.a