Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka uruar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, për fitoren e tij në referendumin e së dielës që i dha atij kompetenca të reja.
Në një bisedë telefonike, presidenti i SHBA-ve gjithashtu falënderoi Erdoganin për mbështetjen e raketave amerikane kundër bazës ajrore të qeverisë siriane më 7 prill, shkruan BBC.
Sipas rezultateve, 51.4% e votuesve turq kanë mbështetur ndryshimet kushtetuese.
Erdogan hodhi poshtë kritikat nga monitoruesit ndërkombëtarë, të cilët thanë se ai kishte qenë i favorizuar nga një “fushatë e pabarabartë”. “E dini vendin tuaj”, tha ai për vëzhguesit. Fitorja e ngushtë u cilësuar e vlefshme nga trupi elektoral i Turqisë, pavarësisht nga pretendimet për parregullsi nga ana e opozitës.
Veritas.com.al/