(FOTO: Grupi i ish- aktoreve dhe ish- politikaneve qe mbrojne Teatrin e vjeter)/
Presidenti i republikes, Ilir Meta, sa me shume i afrohet afati i ndertimit te nje Teatri te ri Kombetar, aq me teper ben si ‘i forte’ duke mbajtur anen e atyre pak kundershtareve te Teatrit te Ri. prej kohesh para teatrit te vjeter jane mbledhur disa ish- aktore qe tashme nuk bajne asnje pune artistike, thuajse periferike profesional edhe kur kane pranuar te luajne teater. Ilir Meta, duke dashur qe te beje sa me shume zhurme per te mbrojtur veten nga impeachmenti dhe paraqitja para Drejtesise, ka gjetur te kapet pas ‘Teatrit’.
Sot e humbi fare edhe logjiken e nje qytetari normal, e jome te nje kryetari shteti. Pasi e kishte quajtur Parlamentin dhe qeverine ‘bande’, sot i quajti te zgjedhurit e larte ne shtet si ‘karagjoze’.
Me tone të ashpra, Presidenti tha se ‘nëse ka ndonjë karagjoz, që kërkon të bëjë prova force me Presidentin, duhet ta ketë të qartë se Presidenti’ sillet me përgjegjësi maksimale dhe mban shënim çdo gjë.
“Presidenti është gjithmonë në krye të detyrës së tij në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar e publik. Do të jetë gjithmonë në krye të detyrës. Sa i takon ndonjë karagjozi që kërkon të bëjë prova force me presidentin, duhet ta ketë të qartë se presidenit sillet me përgjegjësi maksimale, mban shënim çdo gjë, i ka bërë paralajmërimet të përsëritura. Presindeit do të bëjë detyrën e tij, pa rënë në provokime banale dhe i ka ftuar të gjithë të menaxhojnë me përgjegjësi situatën shqetësuese të shëndetit pbulik, që vazhson, edhe të ekonomisë.
Sjellja ndaj kësaj çështjeje nuk është e dimensioneve locale, por është një çështje që monitorohet me vëmendje maksimale dhe do të kishte rendim përkeqësues për pozitën tonë, që nuk është aspak për t’u krenuar, në raport me perspektivën e çeljes së negociatave. Duhet të tregojmë se jemi një vend që sillemi me përgjegjësi maksimale, merremi me çështjet më të rëndësishme. Shpresoj të gjithë të reflektojmë, secili të respektojë kompetencat e tij, sepse shqiptarët kanë probleme alarmante dhe kjo kërkon përgjegjëshmëri dhe jo papërgjegjshmëri ekstreme. Shpresoj të gjithë të heqin dorë nga provokimet, pasi këto nuk do të ishin ato që do të ndihmonin pozitën e kujtdo”, theksoi Kreu i Shtetit.
VERITAS.COM.AL/