Kabineti i zotit Basha ka njoftuar se në ora 21.00 ai do të thërrasë një takim tjetër të aleatëve në Opozitë. Të presim çfarë do të thuhet. Sipas disa burimeve, në këtë takim do të vendoset data e zgjedhjeve.

Ajo që të vjen menjëherë në mendje mbi takimin është kriza politike dhe solucioni i saj. Që prej mëngjesit të dy palët (qeveri dhe opozitë) ndodhen në takime me diplomatin amerikan Yee, të ngarkuar me zgjidhjen e krizës. Njoftimet e cunguara që kanë dalë nga bisedimet, përmes përfaqësuesve të Opozitës, tregojnë ‘optimizëm për zgjidhjen e krizës’.

Mbledhja e orës 21.00 mund të jetë për ‘dorën e fundit’ të marrëveshjes.

Por informacione nga kampi qeveritar tregojnë se kryeministri Rama nuk e ka pranuar paketën “Mc Allister” që iu ka propozuar edhe diplomati amerikan dhe që është baza e bisedimeve si dhe e zgjidhjes së krizës.

Minutat e fundit para orës 21.00, zoti Basha është parë në një darkë me Ramush Haradinaj dhe familjet; zoti Haradinaj- ish kryeministër i Kosovës  sapo është liruar nga një burgim në Francë.

/Veritas.com.al/

Image

(FOTO: Lulzim Basha dhe Ramush Haradinaj gjatë darkës sonte në Tiranë)/