Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 60 ditë të deputetit Agron Shehaj pasi vodhi marrëveshjen konfidenciale me SHBA-në dhe iku me vrap nga Kuvendi.

Ndërkohë që këshilltarja që ndoqi nga pas deputetin, u rrëzua nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda. Ndëshkimi do jetë në fuqi nga shtatori.

Sekretariati i Etikës ka shqyrtuar vetëm pjesën për përjashtimin ndërsa sa i takon referimit në SPAK nuk është në kompetencat e këtij organi.

Ndërsa Agron Shehaj vijon të shfaqet si një politikan problematik në Parlament, por pa i hyrë gjemb në këmbë, ky është një tjetër test për SPAK.

Tashmë u bënë javë prej denoncimit të vilës së tij në Itali, të cilën e bleu për 2.9 milionë euro në vitin 2021 dhe më pas e shiti 5-fishin e çmimit, për 15 milionë euro në vitin 2025.

Dyshime ngrihen tashmë mbi pasurinë e vetë Shehajt, si dhe veprimet e pakontrolluara të tij, por edhe standardin që ndjek SPAK me një deputet të Parlamentit, ndryshe nga shumë të tjerë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *