( FOTO: Susie Orbach, shkrimtare dhe psikanaliste)/

Vajzat dhe gratë e reja ndodhen nën prsion më shumë se kurrë për të aritur një trup perfekt në një shtypje nga mediat sociale në të gjithë botën, që kurrë nuk imagjinohej nga feministët e viteve 1970, thotë psikanalistja dhe autorja e librave bestseller, Susie Orbach.

Dyzet vjet pas publikimit të librit bazë të saj “Fat is a Feminist Issue” ( Shëndoshja është çështja Feministe), shkrimtarja britanike- e cila dikur ishte terapiste e Princeshë Diana- thotë se gratë janë duke modifikuar trupin, siç edhe përpiqen që të konformohen me iamzhin e rremë japin e marrin nga influencat online.

Vajzat që nga mosha gjashtë vjeç janë të kushtëzuara që të mendojnë mbi operacionet kozmetike- shton shkrimtarja- në një industri që nxitet dhe përfiton nga trupi i tyre.

Përballë këtij realiteti të jetës moderne, shumë gra janë duke ndryshuar veten të shtypura nga dietat dhe klubet e fitness-it ose në anën tjetër të shqetësuara nga mbipeshat.

” Është shumë, shumë më keq se sa asnjëherë tjetër”, tha  Orbach për AFP në një festival Ndërkombëtar të Letërsië në Hong Kong, duke folur për libri e saj të ri ” Në Terapi: Si punojnë realisht psikoterapistët me bashkëbisedimin”.

Veritas.com.al/