Susanne Schuetz është Ambasadorja e re e Gjermanisë në vendin tonë, e cila zëvendëson në këtë detyrë Helmut Hoffman.

Prezantimi i saj me publikun shqiptar u bë sot nga zëvendës/kryeministri Niko Peleshi pas nëshkrimit të një protokolli 2-vjeçar bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Zonja Ambasadore fillon punën e saj dhe sot është dita e dytë zyrtare në Shqipëri në një moment shumë të rëndësishëm dhe shumë pozitiv të zhvillimit të marrëdhënieve tona ekonomike dhe politike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Nuk është mbushur pothuajse një vit nga vizita e kancelares Merkel, vizita të tjera të rëndësishme si ajo e Ministrit të Jashtëm gjerman, kanë pasuar në mënyrë intensive axhendën tonë të përbashkët politike, ekonomike dhe kulturore.Sot firmosëm protokollin2-vjeçar të bashkëpunimit për zhvillim që i ka shtuar kontributit gjerman përmes bashkëpunimit shqiptaro-gjerman të 25 viteve edhe 41.5 milion euro të tjera. Në total gjatë 25 viteve, kontributi gjerman shkon në më shumë se 1 miliard euro dhe për këtë jemi mirënjohës”, tha Peleshi.

“Bashkëpunimin tonë për zhvillim e shikojmë si një pjesë mjaft të rëndësishme të bashkëpunimit në terësi me Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Gjermania përshëndet rolin konstruktiv të Shqipërisë për një zhvillim paqësor dhe stabilizimin e Ballkanit Perëndimor sikurse u nënvizua dhe në konferencën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në datën 4 korrik në Paris.Gjermania është e gatshme të vazhdojë të mbështesë edhe më tej Shqipërinë në rrugën drejt BE, në realizimin e reformave të nevojshme për këtë zhvillim, përmirësimin ekushteve të jetesës për popullësinë shqiptare sikurse dhe krijimin e prespektivave për brezin e ri. Gjermania do vazhdojë të mbesë një partner besimplotë i Shqipërisë në rrugën e saj për ndërtimin e  një sistemi demokratik”, tha nga ana e saj, Susanne Schuetz.

/Marre nga Koha Jone/