Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën Startup Albania, një hap të ri në mbështetje të sipërmarrjes së re, ideve inovative dhe kreativitetit të rinjve.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se problemi më i madh i këtij komuniteti është burokracia.

Kreu i qeverisë shtoi se duhet të bëhen hapa përpara dhe të eleminohen pengesat burokratike.

“Diçka tjetër që ne kemi shumë dëshirë, me mbështetjen e ministres së Shtetit për Inteligjencë Artificiale, do na ndihmojë me nxitjen dhe shpërndarjen e rrjetit të qeverisë dhe këtë e shohim si një sipërmarrje të përbashkët, urë lidhëse midis inxhinierëve të IT, sektorit publik, privat dhe dëshirojmë që të gjithë të punojnë me të dhëna anonime. Jemi shumë të vetëdijshëm që problemi më i madh i këtij komuniteti, është burokracia. Ne dëshirojmë të hedhim hap të rëndësishëm përpara dhe të eleminojmë pengesat burokratike. Pra, pak a shumë, mendoj se kemi një ide shumë të qartë dhe bindje shumë të fuqiashme nga të dy anët, për të punuar bashkë dhe për të bashkuar forcat. Nuk mundet t’i ndalojmë këto barriera, vetëm nëse mbështetemi te njerëzit te sektori publik.”, theksoi ai./abcnews.al 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *