Princi i Uellsit do të jetë kreu tjetër i Commonwealth, lë për të nënkuptuar BBC.
Mbretëresha ka thënë se ishte “dëshira e sinqertë”e saj që Princi Charles të jetë pasardhësi dhe në rolin e saj “një ditë”.
Liderët e Commonwealth-it kanë diskutuar mbi këtë çështje në një takim prapa dyerve të mbyllura në kështjellën ‘Windsor’.
Roli i patrashëguar nuk do të kalojë automatikisht te Princi Charles, me disa sygjerime ai mund të kryejë rotacion mes 53 liderësh.
Korrespondenti diplomatik i BBC, James Landale, tha se burimi i ka thënë BBC-së se liderët e Commonwealthit kishin rënë dakord mbi emërimin.
Kryeministre e Britanisë, Theresa May dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, më parë kishin dhënë mbështetjen e tyre për Princin Charles.
Takimi gjatë samitit dy- ditor angazhoi 46 krerë të qeverive të Commonwealth dhe ministrat e jashtëm nga shtatë vende të tjera të mbetura.
Commonwealth përfaqëson rreth 2.4 miliardë banorë, por kritikët thonë se organizata është kaq e dëshpëruar përderisa lufton për të ditur se për çfarë është, tha korrespondenti mbretëror i BBC, Jonny Dymond.
Ai gjithashtu tha se një deklaratë mbi emërimin e Charles do t’i japë fund takimit dhe se do të jetë “një kënaqësi e madhe” për Mbretëreshën.
Veritas.com.al/