( FOTO: Viktor dhe Amalija Knavs, prindërit e Zonjes se Pare Melania Trump)/
Megan Friedman
Viktor dhe Amalija Knavs, prindërit e Zonjes se Pare Melania Trump, janë betuar si qytetarë të Shteteve të Bashkuara, njoftoi Associated Press të enjten. Çifti, që kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara si banorë të përhershëm, beri betimin e shtetësisë në New York City, tha avokati i tyre.
Vetëm disa muaj më parë, më 2 maj, çifti u pa në një ndërtesë federale në Nju Jork me avokatin e tyre të emigracionit, Michael Wildes. Ata nuk kishin asnjë koment në atë kohë, por ndërtesa ku ata ishin pare mban zyrat ku zyrtarët federalë të emigracionit përpunojnë aplikimet për shtetësi.
Në shkurt, Washington Post tregonte se prindërit e Melanias ishin bërë legalisht banorë të përhershëm, kishin marrë green cards dhe ishin në pritje të planifikimit për betimin e tyre të natyralizimit. Procesi i tyre i emigracionit ishte nën vëzhgim, pasi Presidenti Trump po godiste emigracionin përmes politikave të tij.
Është e paqartë kur ata i morën ‘green cards’ te tyre, por zakonisht, banorët e përhershëm duhet të mbajnë green cards për pesë vjet përpara se të aplikojnë për shtetësi. Deri në vitin 2007, Viktor Knavs njoftohet se e ka regjistruar vendbanimin e tij ne Mar-a-Lago në Florida.
Presidenti Trump ka kritikuar politikën që u lejon shtetasve të SHBA të garantojnë prindërit dhe vëllezërit e motrat e tyre për banim të ligjshëm. Kundërshtarët e procesit e quajnë atë “emigracion zinxhir”, por Melania Trump mund të ketë përdorur politikën e garantimit për prindërit e saj.
Çifti u takua në Sevnica, Slloveni në vitin 1966, dhe Melania lindi në të njëjtin qytet. Ata bënë udhëtimin e tyre të parë në Amerikë më 2004. Viktor dhe Amalija njoftohet se janë “shume te përfshirë” në jetën e Barron Trump dhe rregullisht ndjekin ngjarjet në Shtëpinë e Bardhë.
Veritas.com.al/