Zv/ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, kërkon nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, t’i heqë atij gradën e gjeneralit, si zgjidhje për t’i hapur rrugë dekretimit si ministër i Brendshëm. Kërkesa i është adresuar Kreut të Shtetit, në përgjigjen që kryeministri Rama i drejtoi Presidentit.

Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi gjeneral Lleshin si ministër i Brendshëm- propozuar nga kryeministri, duke ‘justifikuar’ se Kushtetuta nuk lejon dekretimin e një ushtaraku në këtë post.

Menjëherë pas kërkesës së paraqitur nga gjeneral Lleshi para Presidentit të Republikës, ka reaguar kryeministri Rama, i cili shprehet se “Tani presidenti është i lirë të zgjedhë…”.

Veritas.com.al/