23 shtetas shqiptarë të dënuar për krime të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar janë kthyer në Shqipëri.
Disa nga të kthyerit përfshijnë: një individ i dënuar me 18 vjet për furnizim me kokainë dhe një person që ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar dhe i dënuar për furnizim me drogë kokainë dhe i dënuar me më shumë se dhjetë vjet burg.
Sipas saj, ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat britanike e kanë lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve që kanë kryer.
“Kjo Qeveri do të përdorë çdo mjet të disponueshëm për të larguar shtetasit e huaj që kanë kryer krime kundër qytetarëve tanë dhe së fundmi ne kemi paraqitur “Aktin e Kufijve” për të ndihmuar në përfundimin e ciklit të kërkesave dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë largimet”.
Muajin e kaluar, sipas të dhënave britanike, 190 shkelës të shtetësive të ndryshme u larguan nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime çarter dhe të planifikuar.
Midis tyre ishin kriminelë të dënuar për vepra si: vrasje nga pakujdesia, përdhunim, krime droge, tentativë vrasje dhe për krime të dhunshme.
Zyra e Brendshme theksoi se që nga marsi i vitit 2021 më shumë se 10 mijë njerëz janë larguar nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime të planifikuara dhe çarter, me 85 fluturime të çarteruara në 13 vende të ndryshme.
Fluturimet e sotme u kryen në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare.