
Drejtuesja politike për Diasporën nga radhët e PD, Jozefina Topalli në një konferencë nga selia blu tha se KQZ dhe SPAK duhet të hetojnë verifikimet ligjore që po ndodhin me votat e emigrantëve vecanërisht në Greqi. Sipas saj, këto manipulime janë kthyer tashmë në normalitet dhe se është një shqetësim i madh.
“Kemi raste në Itali ku një zonjë që punon në ambasadë në Romë mbledh zarfe dhe i dorëzon në mënyrë antiligjore. Jo se nuk e kanë bërë gjatë regjistrimit, e kanë bërë pa ndonjë ndrojtje por kanë kaluar çdo masë. Nëse në Itali është më e kufizuar, ajo që po ndodh në Greqi është në të tërë territorin e shtetit. Shqetësimi është i madh! Kemi informacione që marrin makina me qera nga Shqipëria dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur vota.
Nuk është më një fenomen sporadik, por është kthyer në normalitet. Ne i bëjmë thirrje jo vetëm KQZ, por edhe SPAK që në mënyrë të veçantë në Greqi e kanë kthyer jashtë kontrollit këtë proces.”
Komente