Lisa Marie Presley, këngëtarja dhe fëmija i vetëm i Elvis dhe Priscilla Presley-t, ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare.
Si një adoleshente e ndërlikuar, ajo dëbohej shpesh për posedim të paligjshëm të drogës, veçanërisht kokainës, varësia e së cilës ka qenë prej kohësh një problem në jetën e saj.
Po ashtu ishte për pak kohë edhe një ndjekëse e lëvizjes fetare Scientology në Los Angeles.
Ajo u njoh me bashkëshortin e saj të parë në një shkollë Scientology-e, i cili quhej Danny Keough. Ata u martuan më 3 tetor 1988 dhe patën bashkë dy fëmijë: Danielle Riley një modele dhe aktore e njohur dhe Benjamin Storm, i cili ka ndërruar jetë nga vetëvrasja.
Në moshën 27-vjeçare, pasi kishte marrë alkool dhe kokainë nga të cilat ishte i varur prej vitesh, qëlloi veten gjatë festës së ditëlindjes së të dashurës së tij.
Një ngjarje tragjike që shënoi jetën e Lisa Marie.
Ajo u nda nga Danny më 6 maj 1994. Dhe menjëherë u martua me Michael Jackson më 26 maj 1994 .
Në vitin 1995, ajo mori pjesë në videon e Michael Jackson-it “You are not only”, duke shkaktuar zhurmë të madhe për skenat në video.
Të dy qëndruan afër njëri-tjetrit deri në fund të jetës së tij. Të dy kishin një të kaluar të trazuar, duke gjetur paqe dhe dashuri te njëri-tjetri.
Në vitin 1998, nisi të takohej me muzikantin John Oszajca, por bashkimi i tyre zgjati pak më shumë se një vit. Më 31 korrik 2002, ajo u takua me aktorin Nicolas Cage në një festë dhe u martua me të më 10 gusht 2002. Por ata u divorcuan më 26 maj 2004.
Nga viti 2006, ajo ka qenë e martuar me kitaristin e grupit të tij Michael Lockwood, me të cilin ka vajzat binjake Harper Vivienne Ann dhe Finley Aaron Love.
Por edhe me të u divorcua në vitin 2016.
Lisa Marie ishte shoqe e ngushtë e ish-të dashurës së babait të saj, Linda Thompson, dhe në vitin 2003 ajo filloi karrierën e saj si këngëtare solo me producentin David Foster, bashkëshortit të Thompson.
Albumi debutues “To Whom It May Concern” pati një sukses të moderuar dhe arriti në vendin e pestë në mesin e disqeve më të shitur në SHBA.
Në vitin 2005 doli në treg CD-ja e dytë, “Now What”, e nënta më e shitura e vitit në Amerikë, pavarësisht disa censurimeve të vuajtura.
Vitet që kaluan, paçka se producenti tha se donte ta ndihmonte atë për të rihyrë në tregun muzikor, asgjë e kësaj natyre nuk ndodhi.
“Me zemër të rënduar po ndaj me ju një lajm shkatërrues: vajza ime e bukur Lisa Marie ka ndërruar jetë. Ajo ishte gruaja më e pasionuar, më e fortë dhe e dashur që kam njohur ndonjëherë”, ka thënë nëna e saj Priscilla Presley.
Që nga viti 1993, Lisa Marie ka qenë pronare ekskluzive e pronës Graceland, duke përfshirë të gjitha reliket, orenditë, makinat dhe asetet e shtëpisë.
Një trashëgimi e paçmuar.
Bizneset që kanë dalë nga prona janë pjesërisht të menaxhuara nga Elvis Presley Enterprises, themeluesja e së cilës ishte Lisa Marie.
“Corriere della Sera”