Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën, pasi deputetët e saj i kthyen kurrizin në Kuvend, kur ai mori fjalën për projekbuxhetin.
Rama tha se më mirë të shikojë shpinën sesa fytyrën e opozitës.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë ironizoi Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.
“Po edhe të ankoheni për ligjin dhe të më kthen mua kurrizin, nuk shkon mor burrë. Më mirë shpina se fytyra juaj. Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi kryetarin e Kuvendit për besnikëri ndaj shefit të tij, ndërsa zoti Noka e ka besnikërinë ndaj kryetarit të partisë, monopol. Unë do e quaja, besnik Flamur Noka. Niko është larg teje Flamur. Ky është opinion që mund ta diskutojmë. u ngacmova edhe nga një deputet tjetër. Është tjetër opinoni, dhe tjetër mendimi. Duhet të ndani opinionin nga akuzat”, theksoi ai./
Komente