‘Illyrian Guard”, është emërtuar shoqëria shtetërore e policisë, e krijuar në prill të këtij viti pritet të jetë struktura që do të marrë në ruajtje ambientet e prokurorisë së posaçme SPAK dhe GjKKO.
Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga konstutimi i dy institucioneve të reja që do të hetojnë e gjykojnë korrupsionin në nivele të larta, Top Channel mëson se perimetri i jashtëm i godinës së ndërtuar në 2004 nuk do ruhet më nga policia private.
Marrja në dorëz
im nga policia e selisë që do të jetë shtëpia ku do hetohen zyrtarët e lartë nuk do ndodhë vetëm për perimetrin e jashtëm, por edhe kontrolli i brendshëm do kryhet nga një strukturë tjetër e policisë, që do largojë policët e burgjeve . Këtyre të fundit do t’ju mbetet si kompetencë vetëm shoqërimi i të arrestuarve.
Garda e Republikës ka përzgjedhur 27 oficerët më të mirë që do të marrin në ruajtje drejtuesin e ardhshëm te SPAK, kryegjyqtarin e gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të shkallës së dytë dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por ndërsa në 19 dhjetor do të ndodhë emërimi i gjyqtarëve të posaçëm dhe betimi i prokurorëve të SPAK , pritet që edhe administrata aktuale e dy institucioneve që do dalin jashtë loje, të japë pëlqimin për kontrollin e privatësisë.
VERITAS.COM.AL