Reportazh i RAI/
( Përderisa trafikantët nga Shqipëria e kanë bazën në bashkëpunimin me italianët; përderisa e dërguara e misionit italian është “kapur” si bashkëpunëtore dhe po përfllitet nga media në Shqipëri; përderisa këtë javë Italia paraqitet kundër drogës sonë, javën tjetër thotë “nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe”; përderisa Italia e lejon drogën të kalojë nëpër territorin e saj drejt Europës… çfarë është kjo?- Shënim i Veritas)
Udhëtimi ynë në malet e Krujës ka bërë shumë zhurmë në Shqipëri. Ditën pas publikimit të reportazhit nga RAI për kultivimin e marijuanës, lajmi u pasqyrua në faqet e para të gazetave kryesore në Shqipëri, e deri në parlament. Partia opozitare, e drejtuar nga Lulzim Basha, shprehet hapur kundër qeverisë.
“Prodhimi i drogës është aktiviteti ekonomik kryesore i vendit, ku burimet njerëzore dhe financiare të Shqipërisë, çdo ditë e më shumë po i drejtohen ekonomisë së kanabisit”.
Megjithatë, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë kishte deklaruar totalisht të kundërtën. “Shqipëria nuk është vend problematik sa i përket trafikut të drogës”, ka thënë ky.
Por përgjigjja për Tahirin vjen nga Leçe, nga Prokurori Cataldo Motta, Shefi i Antimafias në Leçe, titullari i të gjitha dosjeve për trafikun në kanalin e Otrantos.
“Problemi është i yni sepse jemi vetëm 44 milje nga Vlora. Është Puglia që tashmë është porta hyrëse për Europën Perëndimore”.
Puglia, porta hyrëse e kanabisit drejt Europës, ku vetëm në ditët e fundi janë kapur 6 trafikantë me 1 ton marijuanë, në dy operacione të ndryshme nga Guardia di Finanza dhe Skuadrës Lëvizëse të Leçes.
“Mendoj se statistika jote nuk është e vërtetë sepse, në 2013 vinte më shumë drogë në Itali nga brigjet tona”, deklaroi Ministri Tahiri.
Në fakt të dhënat tona janë të njëjtat me Prokurorin Motta, të cilat flasin për një ‘boom’ droge drejt Italisë.
“Këtë vit kemi pasur sasi tepër të mëdha droge të sekuestruara. Vetëm në javën e fundit të Shtatorit, Guardia di Finanza ka sekuestruar 3 ton e 800 kilogramë marijuanë”, deklaron Motta.
Tonelata e tonelata droge… Por si ka mundësi gjatë këtyre 5 viteve të fundit. Për këtë, Prokurori Motta e ka një shpjegim:
“Në të shkuarën ka patur bashkëpunim me autoritetet shqiptare, por kjo është dobësuar disi, ndoshta ka rënë interesi nga ana e autoriteteve shqiptare”.
Deklaratat e Mottës nuk e kapin në befasi Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i cili hedh akuza të rënda kundrejt qeverisë, të cilat i përkthejmë siç i thotë ajo.
“Kultivimi i drogës është lejuar nga qeveria, një mënyrë për të mbledhur fonde për të blerë zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.
Kjo, thotë Basha, bëhet me implikimin e strukturave të korruptuara të policisë, me gjobën që i merret kulivuesve për policinë.
Ministri Tahiri na kishte ftuar të shikonim “në shtëpinë tonë”, për plantacionet e shumta që zbulohen në Puglia.
“Edhe në Itali ka plantacione, por sigurisht jo të mëdha si në Shqipëri, sepse përndryshe nuk do kishim nevojë për importin nga Shqipëria. Mund të them se Shqipëria ka hyrë në rrugën e të qenit një nga furnizuesit kryesor të substancave të drogës. Kur ne kemi në përgjim një telefonatë ku është prezent një shqiptar, në 90 përqind të rasteve bëhet fjalë për trafik të organizuar të substancave të drogës.
* Titulli nga Veritas.com.al