Ka dalë në skenë emri i Ferdinand Elezit si kandidat për Prokuror të përgjithshëm. Jo vetëm emri, por ai ka shkuar në zyrën e Prokurorit aktual, Llalla si për të marrë dertyrën. Takimi është zhvilluar sot në mëngjes.

Aktualisht Ferdinand Elezi është drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës.

Mediat kanë shkruar sot se ai është i ‘mbshteturë’ për detyrën e re të ‘Prokurorit me duar të pastra’ nga kryetari i Bashkisë, Durrës, Vangjush Dako dhe drejtori i OSSHE, Çela.

Një ditë më parë, maxhoranca vetëm me votat e saj miratoi projektvendimin për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm sipas rekomandimeve të partnerëve ndërkombëtarë EURALIUS dhe OPDAT.

Ky projektvendim u kundërshtua fort nga deputetët e opozitës të cilët pretendojnë se kemi të bëjmë me një boshllëk kushtetues ku asnjë institucion nuk ka të drejtë të shpallë mbarimin e mandatit të prokurorit aktual, Adriatik Llalla.

Veritas.com.al/