The Associated Press

 

STAMBOLL (AP) – Gazetari saudit Jamal Khashoggi u mbyt sapo hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll si pjesë e një vrasje të paramenduar dhe trupi i tij u shpërbë para se të hiqej, tha një prokuror i lartë turk të mërkurën.

Kryeprokurori i Stambollit Irfan Fidan gjithashtu tha në një deklaratë se diskutimet me kryeprokurorin Saudit Saud al-Mojeb nuk dhanë “asnjë rezultat konkret” përkundër përpjekjeve të mira të Turqisë për të zbuluar të vërtetën.

 

Deklarata ishte konfirmimi i parë publik nga një zyrtar turk se Khashoggi u mbyt dhe u gjymtua pasi hyri në Konsullatën Saudite më 2 tetor. Ajo vuri në dukje gjithashtu mungesën e bashkëpunimit të zyrtarëve sauditë në hetimin e vrasjes.

“Në përputhje me planet e bëra më parë, viktima, Jamal Khashoggi, u mbyt dhe u vra menjëherë pas hyrjes në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite”, tha zyra e prokurorisë.

Trupi i viktimës Jamal Khashoggi u shpërbë dhe u shkatërrua pas vdekjes së tij nga mbytja përsëri, në përputhje me planet e përparshme “, thuhet në deklaratën me dy faqe.

Turqia po kërkon ekstradimin e 18 të dyshuarve në vrasjen e gazetarit të cilët u arrestuan në Arabinë Saudite. Ajo po ashtu po i ben pesion Arabisë Saudite për informacione rreth asaj se kush urdhëroi vrasjen e Khashoggit dhe vendndodhjen e mbetjeve të tij.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka bërë thirrje Rijadit të zbulojë identitetin e një bashkëpunëtori të dyshuar lokal që thuhet se ishte përfshirë në heqjen e trupit të Khashoggit.

Kryeprokurori i Arabisë Saudite al-Mojeb u takua dy herë me Fidan dhe vizitoi gjithashtu këtë javë selinë e agjencisë turke të inteligjencës në Stamboll përpara se të nisej për në Riad me një avion privat të mërkurën.

Arabia Saudite nuk ka komentuar drejtpërdrejtë për vizitën e prokurorit dhe al-Mojeb nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në aeroport pasi ai u largua.

Zyra e Fidan tha se delegacioni saudit paraqiti një deklaratë me shkrim dhe ftoi delegacionin turk të vinte në Arabinë Saudite duke sjellë “prova të marra gjatë rrjedhës së hetimit”.

Përfaqësuesit e Arabisë Saudite thanë se vendndodhja e mbetjeve të Khashoggit dhe nëse vrasja ishte e paramenduar apo jo, do të dilte në dritë vetëm përmes një hetimi të përbashkët nga hetuesit turq dhe sauditë, sipas deklaratës.

Deklarata tha se Turqia rinovoi kërkesën e saj për ekstradimin e 18 të dyshuarve. Nuk tha nëse zyrtarët turq do të udhëtonin në Arabinë Saudite.

Khashoggi, një kolumnist 59-vjeçar për The Washington Post, u zhduk pasi hyri në konsullatën në Stamboll për të marrë dokumentet që duhej për martesën e tij të ardhshme. Nusja e tij turke po e priste jashtë. Një kritik i princit te kurorës të Arabisë, Khashoggi jetonte në mërgim në Shtetet e Bashkuara.

Turqia pretendon se një skuadër saudite nga Arabia Saudite – përfshirë një anëtar të shoqërimit të princit të kurorës Saudite, Mohammed bin Salman gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara – shkoi në Stamboll për të vrarë gazetarin dhe më pas u përpoq ta mbulonte atë.

Nën presionin në rritje, Arabia Saudite ndryshoi skenarin e saj rreth vrasjes së Khashoggit disa herë, duke pranuar se Khashoggi vdiq brenda konsullatës. Arabia Saudite vetëm kohët e fundit ka pranuar provat turke qe tregojnë se vrasja ishte paramenduar.

Kolumnisti i gazetës Hurriyet, Abdulkadir Selvi, i cili është i njohur të jetë i afërt me qeverinë turke, tha se prokurori saudit nuk zbuloi asgjë të re për hetuesit turq gjatë vizitës së tij tre-ditore dhe u largua me shume pyetje pa përgjigje.

“Në vend që të ndajë informacionin që ai ka, prokurori saudit u përpoq të mësojë se çfarë informacioni dhe dëshmish ka Turqia në duart e saj,” shkroi Selvi të mërkurën.

Ai shtoi: “Kryeprokurori nuk po përpiqet të hedhe dritë mbi vrasjen, ai po përpiqet të shpëtojë princin e kurorës”.

Veritas.com.al/