AFP, Breitbart News/
Stamboll (AFP) – Një prokuror turk ka kërkuar që të lëshohen urdhër arresti kundër dy shtetasve sauditë afër princit të kurorës Mohammed bin Salman mbi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, një burim turk pranë hetimit tha të mërkurën.
Zyra e kryeprokurorit në Stamboll paraqiti një kërkesë të martën për të marrë urdhrat për Ahmad al-Assiri dhe Saud al-Qahtani, të përshkruara në dokumentet e gjykatës si “ndër planifikuesit” e vrasjes së kontribuesit të Washington Post, Khashoggi.
Asiri shpesh ishte ulur gjatë takimeve me dyer të mbyllura të Princit Mohammed me vizitore te huaj dinjitarë dhe Qahtani ishte këshilltar kryesor i princit të kurorës. Të dy u shkarkuan pasi Rijad pranoi se Khashoggi u vra në konsullatën saudite.
Sipas Turqisë, një ekip saudit prej 15 anëtarësh u dërgua në Stamboll për të vrarë Khashoggin.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se urdhri për të vrarë Khashoggin erdhi nga nivelet më të larta të qeverisë saudite, por ka këmbëngulur se nuk ishte mbreti Salman.
Riadi ka arrestuar menjëherë 21 vetë për vrasjen. Më gjithë spekulimet se princi i fuqishëm i kurorës urdhëroi goditjen, mbretëria e ka mohuar fuqishëm faktin se ai ishte i përfshirë.
Por dy senatorë të rëndësishëm të republikanëve amerikanë thanë se një njoftimi i së martës nga drejtori i CIA-s vetëm e forcoi bindjen e tyre se princi Mohammed drejtoi vrasjen.
Prokurori i Stambollit, i ngarkuar me hetimin, tha në fund të tetorit se ish-antari saudit i kthyer ne kritik u mbyt kurse trupi i tij u copëtua.
Mbetjet e trupit të Khashoggit nuk janë gjetur.
Ka pasur spekulime në mediat pro-qeveritare se trupi i tij është tretur në acid.
Një zyrtar i lartë turk të mërkurën tha se veprimi i prokurorit “pasqyron pikëpamjen se autoritetet saudite nuk do të ndërmarrin veprime zyrtare kundër atyre individëve”.
Zyrtari, i cili nuk donte t’i behej publik emri, vuri në dukje faktin se formulimi i kërkesës së prokurorit sugjeroi që lista aktuale nuk ishte domosdoshmërisht shteruese, duke treguar se mund të kërkoheshin më shumë urdhër arreste.
Mes kritikave nga Ankaraja lidhur me mungesën e bashkëpunimit të Arabisë Saudite me hetimin turk, zyrtari tha se Rijadi mund ti “adresonte këto shqetësime” lidhur me angazhimin e saj për të hetuar vrasjen duke i ekstraduar të gjithë të dyshuarit në Turqi.
Veritas.com.al/