(FOTO: Fred Peza, deputet i Partisë Socialiste)/
Prokuroria e Përgjithshme ka thirrur sot deputetin Alfred Peza, për të dhënë deklarime si person në hetim për çështjen e pasurisë.
Pas publikimit të deklaratës noteriale dhe raportimeve në media se bashkëshortja e deputetit ka blerë aksione me vlerë mbi 1 miliardë lekë në një bankë private, kanë nisur dhe hetimet.
Pas publikimit të këtij rastit vetë deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza ka reaguar publikisht përpara mediave, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për një pasuri prej 1 milionë dollarësh, dhe pas deklaratës së nisjeve të hetimit nga ana e ILDKPKI-së.
Para medias ai ka deklaruar se e gjithë pasuria e tij është transparente dhe publike, dhe është kontrolluar sistematikisht në këto 15 vitet e fundit.
Peza, deputet, iu është drejtuar publikisht kolegëve gazetar me disa pyetje sfiduese:
-Pse qenkam paguar mijëra euro në çdo media?… Atëherë çfarë lufte qenka kjo?… Është beteja e ziliqarëve për lekët e mia…
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, (ILDKPKI) ka nisur hetimin e plotë për pasurinë e deputetit socialist, Alfred Peza. Hetimi nisi pas raportimeve në media se bashkëshortja e deputetit ka blerë aksione me vlerë mbi 1 miliardë lekë në një bankë private.
/Veritas.com.al/