TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën duke kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Granit Gjanën.
Ish-prefekti i Kukësit për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitojë ulje të masës së dënimit në vit.
SPAK gjithashtu kërkoi shlyerjen e dënimit nëse shpallet fajtor me 2 vite shërbim prove. SPAK e akuzon Gjanën për shkelje të barazisë në tendera.