Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për 19 të arrestuarit gjatë protestës së opozitës para kryeministrisë. Prokuroria ka kërkuar masën ‘Arrest në burg’ për 14 nga të arrestuarit dhe lirimin e 5 prej tyre.

Për 5 ‘të liruarit’ , akuza ka kërkuar masën ‘Arrest shtëpie’ për 4 nga të arrestuarit dhe ‘Detyrim paraqitje’ për një tjetër.

Mësohet se disa nga të arrestuarit janë Florenc Hoxha, Naim Haxhiu, Emnauel Nallbani, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Ndue Tuci, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine.

Ata akuzohen për katër vepra penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Veritas.com.al/