Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë të ditur se kanë nisur verifikimet për kontratën e PD me një kompani amerikane të lobingut.

Verifikimi nisi pas publikimit në media të disa dokumenteve të paraqitura nga nën kryetari i PS, Balla..

Menjëherë Prokuroria ka nisur verifikimin për burimin e financimit.

Kontrata e lobingut mes PD dhe ‘Stonington Strategies’ thuhet se kapte vlerën e 25 mijë USD në muaj. Afati i kontratës ishte tre mujor dhe qëllimi i saj ishte ‘projektimi dhe implementimi’ i fushatës së PD.

PD bëri edhe një pagesë shtesë prej 500 mijë USD për sigurimin e disa takimeve ose pjesëmarrjeje në evente në Uashington D.C.

Qëllimi hetimit është burimi i parave të përdorura nga PD, si dhe origjina e kompanisë që sipas akuzës së PS është e llojit ‘offshore’

Veritas.com.al/