Prokuroria e Tiranës po kryen veprimet hetimore në lidhje me faktet e bëra publike mbi rregullshmërinë e veprimeve të kryera për ndërtimet e planifikuara në Unazën e Re.
Verifikimi bëhet për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, falsifikimi i dokumenteve, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, shkelje e barazisë në tender, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
Prokuroria shqiptare garanton vlerësimin me objektivitet të fakteve, objekt i këtij hetimi duke kryer veprimet hetimore brenda një afati të arsyeshëm.
Veritas.com.al/