Personi i parë që është burgosur si pjesë e hetimeve të FBI mbi marrëveshjen e fshehtë të dyshuar mes ekipit të fushatës zgjedhore të Donald Trump dhe Rusisë.

Avokati holandez, Alex van der Zwaan, 33 vjeç, është dënuar me 30 ditë burgim për gënjeshtra naj hetuesve rreh kontakteve me ish asistentin e Trump, Rick Gates.

“Ajo që bëra ishte e gabuar”, tha ai. “Unë kërkoj ndjesë para gjykatës për atë që bëra”.

Van der Zaan është dhëndër i një nga më të pasurit e Rusisë dhe ishte personi i 19 që u akuzua nga këshilltari special Robert Mueller.

Kallëzimi kundër tij nuk i referohet fushatës zgjedhore të vitit 2016. Zoti Trump nuk është akuzuar për ndonjë veprim të gabuar.

Veritas.com.al/