Nga: Gazmend Bardhi, ish- ministër i Drejtësisë/

Ne kërkesën e Prokurorisë Kukës drejtuar Gjykatës, deklarohet ne mënyrë te falsifikuar se masat e ndalimit ndaj 23 qytetareve te Kukësit jane ekzekutuar nga Policia ne harkun kohor 10.00 – 13.00. Ky akt perben veper penale te falsifikimit dhe provohet jo vetem nga deshmia e familjareve te te ndaluarave, por e te githe banoreve te qytetit te Kukesit.

Te vetëdijshëm per shkeljen flagrante te ligjit, deri ne kufijtë e shpërdorimit te detyrës, kur urdheruan terrorin policor te arrestimit ne mes te nates (midis intervalit kohor 02.00 – 03.30 min), Prokuroria dhe Policia kane konsumuar nje tjeter veper penale, ate te falsifikimit te dokumenteve dhe pasqyrimit ne to te te dhënave te pavërteta.

Sa per prova se perse i kane ndaluar, paskan deshmite e punonjësve te Policise se Shtetit qe kane “identifikuar” se kush i ka goditur me gurë!!! 🙂

Ne fund nuk kane zhgenjyer aspak. Njelloj si Ministri i Brendshem, edhe prokuroria referon vetem punonjes policie te demtuar, dhe asnje qytetar! Edhe pse qytetaret jane paraqitur dhe kane marre mjekim ne spitalin e Kukesit.

Veritas.com.al