Që dje është përhapur lajmi i turpshëm se pronari i një restauranti në Borsh ka ndjekur turistët spanjollë sapo u larguan nga lokali. Ata nuk u kënaqën me gatimin, e lanë dhe u larguan. Ai bashkë me fisin i ka ndjekur dhe i ka rrahur turistët. Por ka thyer edhe makinën e tyre.

Policia nuk ka reaguar ende për ngjarjen e shëmtuar të ndodhur dje në Qeparo të Himarës ku pesë turistë spanjollë raportohet se janë dhunuar barbarisht nga pronari i lokalit dhe të afërm të tij. Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar foto dhe video që tregojnë makinën e shkatërruar me të cilin udhëtonin turistët spanjollë.

Shkak dyshohet se është bërë pakënaqësia e turistëve me ushqimin në restorant, çka ka sjellë edhe reagimin e ashpër të pronarit. Ata janë dhunuar dhe kërcënuar, si dhe u është thyer xhami i mjetit.

Fatmirësisht turistët kanë mundur të largohen disa kilometra deri sa kanë parë një patrullë të policisë, e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

VERITAS.COM.AL/