Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Tweetter ka reaguar lidhur me deklaratën e kreut të PD-së Lulzim Basha, ku ky i fundit tha se Rama i kishte ofruar marrëveshje që të bëhej kryeministër ndërsa vetë ai President.

Rama ka thënë se populli është i mençur dhe e dinë se sipas tij Lulzim Basha nuk vendoset dot Kryeministër nga ai.

Për sa u përket hapjes së listave zgjedhore dhe koalicioneve nuk e  detyron dot kryeministri.

Reagimi i Ramës:

‘Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër, se paskam frikë nga humbja😂Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat, e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB, as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe, e lëri sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!’.

VERITAS.COM.AL/