Balla: Të paktën për transparencë në Kuvend nuk ka asnjë kërkesë për heqje imuniteti, ka një kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie. Nuk ka kërkesë për heqje imuniteti, sa i përket një kërkese për dhënie autorizimi, jeni njoftuar ashtu si edhe unë në datë 23, ora 10:00.
Të gënjesh është edhe profesion sot ju e ushtroni në mënyrë shembullore. Thatë se ka një vendim 8 me 0 a mund ta kem edhe unë atë vendim? Sa i përket 8 me 0 , po ka një vendim në leximin pa jurisprudencë që thonë se GJKKO ka ndëryrë në kompetencat e kryeministrit.
Ka 4 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që kanë thënë se ka ndërhyrje dhe duhet të adresohet nga Gjykata Kushtetuese janë edhe 4 të tjerë që thonë se ka ndërhyrje por duhet adresuar nga ligjvënësi kushtetues, pra të tetë thonë ka ndërhyrje po jo si zgjidhet.
I kam bërë thirrje gjykatës kushtetuese që brenda afatit të na vërë në dispozicion atë vendim pa vendim. Ju informoj edhe ju, se ju keni një problem të madh merrni kompetenca që s’I keni. Thoni keni sjell pr ligj antikushtetues, kush je ti që e thua? Nuk të marrim fare në referene, do e vijojmë nismën tonë. Është e papranueshme përpjekja e një pushteti për të pezulluar një pushtet tjetër. E kemi thënë shumë qartë, se kush nuk mund të pezullohet. Këtu e themi qartë është kjo maxhorancë që ka të njëjtin qëndrim për cështje që lidhen me drejtësinë.
Komente