jë fluks i parë i mbështetësve të ish-kryeministrit, Sali Berisha, është mbledhur në selinë qendrore të Partisë Demokratike, nga ku pritet të nisë edhe marshimi drejt Kryeministrisë, në protestë kundër ardhjes së presidentit serb, Alexander Vuçiç, në kuadër të takimit të radhës të “Open Balkan”.

Mirëpo, ajo që bën më shumë përshtypje, është fakti se mbështetësit e Berishës, po brohorasin fillimisht kundër kreut të bluve, Lulzim Basha.

Ata kërkojnë që Basha të dalë nga selia e Partisë Demokratike. Pretendimi, është fakti se sipas tyre, ai ka shpërdoruar fonde dhe fshihet në godinë.

Edhe pse ende Berisha nuk është i pranishëm, ovacione dëgjohen me thirrje pro tij, të shoqëruara me britmat “Rama ik” dhe “Basha ik”.