Sot protesta e opozitës para selisë së Parlamentit ka marrë një pamje tjetër. Protesta udhëhiqet nga Monika Kryemadhi, e cila deri tani ka ‘futur duart’ në protestë në mënyrë të fshehtë pas Baashës. Sot mungon Basha, me siguri me një sebep që ende nuk dihet. Por ka edhe një ndryshim tjetër: ‘Protestuesit’ me maska që qëndrojnë zakonisht në radhë të parë dhe ushtrojnë dhunë kundër policisë, sot kanë munguar
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë thirrur në seancë plenare në orën 10.00, ndërsa opozita ka lajmëruar mbështetësit e saj për protestë.
Aktualisht, një numër i madh protestuesish janë mbledhur në sheshin përpara godinës ku po hyjnë deputetët.
Policia e Shtetit ka marrë sërish masat për mbrojtjen e godinës ku pas pak minutash do të nisë punimet seanca plenare.
Kjo është protesta e nëntë e opozitës brenda pak javësh.
PD dhe LSI kanë djegur mandatet, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme me një qeveri transitore pa Kryeministrin Edi Rama.
Veritas.com.al/