Koment/ Në sheshin e Tiranës sapo ka nisur një protestë e PD-LSI nën kryesimin real të Ilir Metës, president i Republikës. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi (gruaja) ndodhen formalisht në protestë, pas bosi i vërtetë është presidenti Meta. Ai po u dërgon mesazhe protestuesve përmes mediave që përsërisin pa pushim thirrjen e Metës: “Protestoni, protestoni…, por paqësisht’.

Protesta ka nisur rreth 20 minuta pas orarit të paracaktuar, dmth., në ora 20.30. Edhe pjesëmarrësit janë shumë minimalë në krahasim me protestat e kaluara; kjo është e dhjeta.

Liderët e partive, si presidenti edhe Basha-Monika, para protestës kanë dhënë udhëzime që të mos ketë dhunë. Por kjo e ka shuar numrin e protestës si dhe “lezetin’ e saj. PD dhe LSI nuk u shkon që të mos kenë dhunë, këto dy parti nuk kanë ide, as program, as ndonjë moral të lartë për të dalë me lezet para popullit. Megjithëse presidenti Meta, në krye të opozitës bëri të gjitha shërbimet dhe paralajmëroi ‘përplasje civile’  kjo nuk ndodhi në 30 qershor.

Pa dhunë nuk ka lezet, prandaj sot pjesëmarra është shumë e ulët, rreth 2000 vetë maksimumi. Numri është ulur sepse pa dhunë PD dhe LSI nuk paguajnë skifterë dhune dhe pa pagesë nuk vijnë shumë njerëz, Së dyti, sepse PD dhe LSI nëse nuk ushtrojnë frikë, si edhe herë të tjera në historinë e tyre, nuk knë vlerë.

Udhëzimet e partnerëve SHBA dhe BE kanë qenë të rrepta që të mos ushtrojnë dhumë.

Fakti që sot nuk ka nisur akoma dhuna dëshmon se dhuna e PD dhe LSI ka buruar nga vetë liderët dhe jo nga “ populli”, sicc thotë opozita jashtëparlamentare.

Sot është edhe dita kur Parlamenti ka ngritur komisionin paramentar për hetimind he shkarkimin e presidentit të Republikës. Frika e liderve të opozitës plus presidenti ndaj Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit ka bërë që këta të reagojnë me të gjitha mjetet.

VERITAS.COM.AL