Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar protestuesit anti- qeveritar se do të përballen me “grusht të hekurt” nëse revoltat politike vazhdojnë.
Prej tre ditë demonatratat kanë shpërthyer në gjithë vendin duke u nisur nga stanadrdet e ulëta të jetesës.
Por komandanti i Gardës Revolucionare tha se demonatratat kanë degjeneruar drejt parullave politike që po lëshojnë njerëzit dhe në djegien e pasurisë publike.
Kjo është shfaqja më e madhe e disidencës që nga lëvizjet popullore pro- reformë të vitit 2009.
Deri tani raportohet për dy të vdekur.
Janë bërë thirrje për ‘largim ose vdekje’ të liderit Suprem Ayatollah Ali Khamenei, në qytetet Khoramabad, Zanjan dhe Ahvaz.
Garda Revolucionare Islamike e Iranit është një forcë e fuqishme me lidhje direkt te lideri suprem, dhe është e dedikuar për të ruajtur sistemin islamik të vendit.
Gjeneral Brigade Esmail Koësari tha për agjencinë e lajmeve ISNA se: “Në qoftë se njerëzit dalin në rrugë për çmimet e larta, atëherë nuk do të kishin lëshuar këto slogane dhe nuk do të kishin djegur makina që janë pasuri publike”.
Edhe ministri i Brendhsëm ka paralajmëruar se protestuesit do të regjistrohen.
Veritas.com.al/