Që prej gjysmë ore banorët e  Kurbinit kanë bllokuar Rrugën e Kombit, ata protestojnë për uljen e taksave. Me pankarta në duar ata lëshojnë thirrje kundër qeverisë, ndërsa protesta ka përmbajtje ekonomike.

Shumë prej tyre janë familjarë që kanë nga një biznes të vogël, duke lëshuar edhe thirrje ‘Rama ik, Rama ik!’. Protestuesit kërkojnë uljen e taksave, përfshi këtu uljen e çmimit të karburantit atë të energjisë.

Një protestë e tillë po zhvillohet edhe në Dibër, ku banorët kanë bllokuar rrugën. Protestuesit thonë se nuk do të tërhiqen.

Veritas.com.al/