Prej dy orësh  protestuesit i janë drejtuar sërish sheshit Skënderbej nga ku nisi edhe marshimi i tyre.

 Disa protestues tentuan t’i afrohen pemës së Vitit të Ri në shesh e cila është rrethuar me gardh metalik.

Ata tentuan të heqin gardhin, por menjëherë pati gaz lotsjellës të hedhur dhe turma u shpërnda për t’u zhvendosur.

Policia ka nisur edhe në sheshin ”Skënderbej” shoqërimet e disa të rinjve që nuk iu bindën urdhrit për t’u shpërndarë.

Ndërkohë që tashmë protestuesit janë shpërndarë në grupe të vogla nëpër rrugë, ndërsa policia vazhdon të qarkullojë.

VERITAS.COM.AL