Komisioni Hetimor po “vulos” shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.
Socialistët me në krye Edi Ramën nga nesër do organizojnë 4 mbledhje të njëpasnjëshme për të larguar sa më shpejt Ilir Metën.
Presidenti si objekti nën hetim, do të thirret më 18 maj për seancë dëgjimore. E enjtja e javës që vjen, 20 maj do të jetë dita që përmbyllen hetimet dhe Ilir Meta do të japë “llogari” përballë Drejtësisë së Re.