Kongresi i Partisë Socialiste do të zhvillohet më 23 mars, duke nisur nga ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve.

Burime nga Kryesia e PS-së, e cila u mblodh sot për të diskutuar mbi punimet e Kongresit, bëjnë të ditur për media se ai do të jetë i ndarë në tri sesione të ndryshme:

1.Shembujt e qeverisjes lokale të PS-së,

2.Platforma e “Bashkëqeverisjes”,

3.si dhe “Pakti për Universitetin”… janë 3 shtyllat e Kongresit.

Në të, fjalën kryesore do ta mbajë kryeministri dhe kryetar i PS, Edi Rama, më pas do të ketë fjalime nga disa prej ministrave dhe disa kryebashkiakë, edhe pse nuk do të shpallen kandidatët socialistë për zgjedhjet lokale të qershorit të këtij viti.

Mësohet se ftesa për pjesëmarrje në Kongres i është dërguar të gjithë kryetarëve socialistë ndër vite. Sot ka qenë lajm se ‘në Kongres është ftuar edhe Fatos Nano’ kryetar i PS, kryeministër dhje një nga themeluesit e PS.

Në Kongres, fokusi i diskutimeve do të jetë mbi zgjedhjet lokale, teksa pritet të shpallet lista e këshilltarëve bashkiakë vetëm për kryeqytetin.

Veritas.com.al/