Damian Gjiknuri i ka kaluar stafetën Blendi Klosit në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste.

“Partia ka filluar  procesin e analizës dhe në këtë kuadër i gjithë sekretariati ofroi dorëheqjen me nevojën e riroganizimit të partisë. I uroj suksese z. Klosi dhe jam i bindur se me eksperiencën e tij do ta çojë në një stad tjetër organizmin dhe përgatitjen në funksion të betejave tona elektorale”, tha ai.

Blendi Klosi tha se do të reformojnë Partinë Socialiste dhe do nisin punën për fitoren në zgjedhjet e 2025.

“Është detyrë shumë e rëndësishme. Partia do të reformohet pas fitores së radhës.  Do ta çojmë partinë në një garë të fortë në vitin 2025. PS kërkon jo vetëm për të fituar zgjedhjet, por njëkohësisht me fitoren me këto zgjedhje, kërkon të kemi një parti, e cila gjen forcë tek njerëzit e saj. Kjo detyrë do na obligojë të punojmë shumë . Do reformojmë partinë dhe strukturën e saj. PS fiton, sepse punon shumë”, tha ai.

Ai foli edhe për çështjen e inceneratorëve, ndërsa akzuat i cilësoi politike. Sipas tij, roli i ministrit të Energjitikës ka qenë perfierik, por gjithsesi tha se këto do t’i gjykojë koha dhe drejtësia. Ai tha se inceneratorët janë vepra me dobi publike.

“Për mua fundi i diçkaje është fillimi i një diçkaje të re. Unë jam mësuar me akuza, nuk është hera e parë. Jam akuzuar gjithmonë. Jam akuzuar 600 mln euro të CEZ, që gjasma i kisha vjedhur. Nuk është hera e parë që akuzohem për akuzat të karakterit politik. Por ka një drejtësi që i gjykon dhe vlerëson këto gjëra. Ka vetëm një drejtësi dhe ligji, do të flasin. Nuk ndjej asnjë lloj braktisje, kam marrëdhënie konstante me kryetarin e partisë. E vlerësoj vendimmarrjen e tij. Ky hetim ka vite që ka nisur. Dosja e inceneratorëve, në  çdo moment që do më thërrasin, natyrisht që do të jap shpagim. Roli i ministrit të energjisë ka qenë shumë periferik nuk ka pasur asnjë kompetencë direkte. Ato janë vepra në dobishmëri të publikut. Nuk ndjej asnjë shqetësim”, tha ai.