Në ditën e parë që është konfirmuar fitorja e mandatit të tretë, kryeministri Edi Rama ka marrë urimet e para nga liderët fqinj.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kanë qenë të parët të cilët kanë uruar përmes një telefonate kryeministrin Rama për fitoren.
Edhe ministri i Jashtëm italian, Di Maio si dhe lideri opozitës, kanë uruar gjithashtu kryesocialistin. Nuk ka munguar as urimi në shqip i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ajo që vihet re është se nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Kur ende po numërohen votat e fundit, Partia Socialiste ka siguruar fitoren e saj të tretë historike, duke marrë 74 mandate, ndërsa PD ka marrë deri më tani 59 mandate.