Me konstituimin e Parlamentit te ri dhe zgjedhjen e Niko Peleshit në krye, socialistët kanë përveshur mëngët për t’i dhënë drejtim agjendës së tyre politike.

Porosia e Edi Rama e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim me të trokitur e hëna pasi kryeparlamentari i ri pret ne kryesine e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare.

“Ftoj kryetarët e grupeve parlamentare për një takim ditën e hënë me datës 15 shtator në ora 11:00 në kryesinë e Kuvendit për të diskutuar dhe për të dorëzuar propozime e tyre për kryesine e Byrosë së Kuvendit, sekretariatet e Kuvendit, përbërjen për këshillin e rregullores dhe mandatet dhe këshillin për legjislacionin dhe delegacionet e përhershme në organizatat ndërkombëtare“-u shpreh Peleshi.

Kjo ngjan me shume si kortezi politike sesa dëshirë për dialog pasi agjenda e ditëve në vijim tregon se socialist e kane ndare mendjen për te ndryshuar numrin e komisioneve të përhershme kuvendore dhe drejtimin e tyre.
Për ta bërë realitet shtimin e tyre nga 8 në 11, është e domosdoshme ndryshimi i Rregullores se Kuvendit, ndaj të martën mazhoranca ka parashikuar mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve për të shqyrtuar dokumentin ku shkruhen rregullat e bashkëjetesës politike në Kuvend.

Në të njëjtën ditë projekt-vendimi për ndryshmin e komisioneve kuvendore do t’i kalojë seancës plenare që pasditen e 16 shtatorit që do thirret për të votuar me procedurë të përshpejtuar rregulloren dhe strukturën e re te Kuvendit.

Teksa socialistet i kane idetë e qarta, demokratet duket se do ti imponohen serish forcës se kartonit të shumicës qeverisëse pasi me ndryshimin e komisioneve do te humbasin edhe një nga asetet e betejës politike, komisionin e integrimit i cili do te shkrihet me atë te jashtmin.

Me të mbyllur punën me komisionet , i vjen radha kabinetit Rama 4. Konferenca e kryetareve që pritet të thirret të mërkurën do të përcaktojë kohen e debatit për qeverinë e re dhe programin e saj në dy seanca maratonë. Më votimin e qeverisë se re pasditen e se premtes pritet që kabineti i ri ti drejtohet Presidencës për t’u betuar me dorën ne Kushtetuta para kreut te shtetit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *