TIRANË- Këshilltarët socialistë të Bashkisë Tiranë janë mbledhur këtë të mërkurë për të vendosur në lidhje me shkarkimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Mbledhja drejtohet nga Megi Fino, drejtuesja e Këshillit Bashkiak.

Nuk është ende e qartë nëse pjesë e mbledhjes do të ketë anëtarë/deputetë nga radhët e socialistëve. Ndërkohë sipas asaj që ka mësuar ABC News, kryeministri Rama nuk do të jetë pjesë e mbledhjes së Këshillit Bashkiak për shkak të agjendës së tij në Bruksel. Kryeministri kthehet në Shqipëri pasditen e sotme në orën 19:00.

Në Asamblenë e Partisë Socialiste kryeministri Rama kërkoi që këshilli Bashkiak ta shkarkojë Veliajn, ndërsa propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e kryeqytetit.

Anetaret socialiste pritet të bëjnë kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt me arsyetimin se ka munguar për më shumë se 3 muaj në krye të detyrës, duke iu referuar pikës c, neni 62 të ligjit “për vetëqeverisjen vendore”. Ndërkohë mbledhja vijon ende. Këshilltarët e PS do depozitojnë kërkesë të re për shkarkimin e tij.

Kryetari i Bashkisë së Tiranë prej shkurtit të këtij viti ndodhet në paraburgim, ndërsa akuzohet nga SPAK për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama iu kërkoi anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, që të shkarkonin Erion Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt të këtij viti ndodhet nën masën e arrestit me burg të dhënë nga GJKKO, pasi akuzohet për korrupsion nga SPAK. Ai propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e kryeqytetit.

Por ende nuk ka një datë se kur këshilli bashkiak mund mblidhet , por ligji parashikon se mbledhja duhet të njoftohet 5 ditë përpara. Ligji parashikon nisjen e proceduarave të shkarkimit të kryetarit nëse ky i fundit nuk paraqitet në detyre 3 muaj pa ndërprerë dhe duhet të marrë votat e shumicës së këshilltarëve. Me tej vendimarrja i takon këshillit të ministrave që vendos shkarkimin. Por në rast sw Erjon Veliaj do të ankimonte në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, vendimi do të pezullohej deri në një vendimarrje të gjykatës. Në rast se jo, i hapet rruga presidentit Bajram Begaj të dekretojë zgjedhjet e parakoshme./abcnews.al