Grupi Parlamentar i partisë Socialiste, mësohet se është mbledhur në një takim të veçantë që lidhet mbi hetimin ndaj provave të sjella nga media amerikane mbi përfshirjen e PD dhe kryetarit Lulzim Basha në afera korruptive me lobingun në Amerikë.

Është folur edhe për ‘financimet ruse’ të PD gjatë fushatës elektorale.

Në grupin Parlamentar po diskutohet mbi një ‘mocion me debat’ që po përgatitet për seancën e ardhshme në Kuvend, ku do të kërkohen shpjegime ndaj kryetarit të PD, Basha.

Një nga udhëzimet që u është dhënë deputetëve të PS nga kryetari Rama është që “të nxiten organet e drejtësisë për hetimet ndaj PD”.

Veritas.com.al/