TIRANË- Mazhoranca socialiste depoziton ne kuvend nismën ligjore për të penguar pezullimin nga detyra me vendim gjykate të zyrtarëve më të lartë të lartë shtetërore.

Ndryshimi i propozuar ne nenin 242 te Kodit te procedurës penale, që veç deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, do të bëjë të pamundur pezullimin nga gjykata edhe për Presidentin e Republikës, kryeministrin, zv.kryeministrin, ministrat, kreun e KLSH, Avokatin e Popullit dhe anëtarët e Gjykatës kushtetuese.

Kryeministri Rama tha se ekzekutivi është pushtet i pavarur dhe nuk do lejojë që gjyqësori të ndërhyjë ne territorin e tij.

Ai u shpreh se pezullimi i zyrtareve të lartë nuk është çështje personi, por kjo ndikon në pezullimin e punës së institucionit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *