Ka perfunduar ne 4 nga 5 bashkitë e qarkut Shkodër numërimi i votave ku tashmë kemi një pasqyrë të dominimit të së majtës në të gjitha këshillat bashkiak të qarkut Shkodër. Kështu PSD-ja e Tom Doshit del forca më e përfaqësuar me këshilltar në nivel qarku. Nga 143 mandate në të 5 këshillat bashkiak të bashkive të qarkut Shkodër PSD-ja mori 37, ndërsa PS-ja 36, koalicioni “Bashkë Fitojmë” në të 5 bashkitë ka marrë 25 këshilltar, ndërsa Partia Demokratike 12, ku në total këto katër forca politike në nivel qarku kanë arritur të marrin 110 këshilltar ndërsa 33 mandatet e këshilltarëve të mbetur do përfaqësohen nga partitë e vogla.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës i cili ka 51 këshilltar Partia Socialiste ka marrë 18 këshilltar, koalicioni “Bashkë fitojmë” 13, Partia Social Demokrate 12, Partia Demokratike 1, Partia Aleanca e Djathë 1, Fryma e Re Demokratike 1 dhe Partia Lëvizja e Legalitetit 1.

Në Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës nga 31 këshilltar edhe në këtë e majta e ka dominancen e plotë, ndërsa PSD-ja është forcë e parë me 10 këshillat, e ndjekur nga PS-ja me 7 dhe koalicioni Bashkë fitojmë po me 7 këshilltar, ndërsa PD-ja ka marrë vetëm 3, PDS-ja e Paskal Milos ka 2 mandate, Agrarja e Agron Dukës 1 dhe PR 1.