Teksa kryeministri Edi Rama po viziton Kievin së bashku me kryeministrin e Malit të Zi Abazoviç, në Tiranë ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar se nga vizita ishin përjashtuar ministrja e jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi, nga kryeministri Rama.

Në fakt, një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Ministri Niko Peleshi ndodhet në Ministerialin e Ministrave të Mbrojtjes se vendeve të NATO-s, që zhvillohet në Bruksel, ndërsa ministrja e jashtme Olta Xhaçka ndodhet në Neë York, ku merr pjesë në një sesion diskutimi në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Pra të dy ministrat, sipas agjendave të planifikuara prej muajsh, po përfaqësojnë vendin në organet më të rëndësishme të sigurisë globale, ku Shqipëria vazhdimisht ka mbështetur e vijon të mbështesë fuqimisht betejën për liri të Ukrainës.