Nga Veritas.com.al/

Kryeministri Gjukanovic i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, dha dorëheqjen dje në mbrëmje. Ishte krejt e papritur dh gati e pabesueshme. Javën e kaluar u zhvilluan zgjedhjet dhe Partia Social- Demokrate e Gjukanovic, fitoi në mënyrë t bujshme, një maxhorancë parlamentare të padiskutueshme.

Pas një jave, dmth., dje, kryeministri i fituar në zgjedhje, dha dorëheqjen. Vetë Gjukanivic shpjegon me të njëjtën medalje me të cilën kishte fituar në zgjedhje. Ai thotë se jep dorëheqjen “për shak të ndërhyrjes së Rusisë”. Të njëjtën kartë përdori për të fituar. “Duhet të fitojmë ne socialdemokratët- tha- sepse ndryshe bëhemi skllevër të Moskës”.

Çfarë ka ndodhur brenda javës?

Sipas të dhënave të njohura, Gjukanovic është një “lider i korruptuar” dhe i lidhur me pushtetin prej tre dekadash. Sikur të shpenzonte edhe katër vjet të tjerë në pushtet, atëherë bëhej një model afrikan. Ndoshta nuk ka dashur që ta marrë këtë damkë dhe ka dhënë dorëheqjen si “i fituar”.

Ose vërtet Moska “e ka në dorë” me disa prova shantazhuese, të cilat Milo i njeh dhe iu frikësohet. Fati që gjatë fushatës injektoi aq shumë frikë nga Moska, këtu ka një lidhje.

Dorëheqja e Gjukanovic shkakton një situatë të re në Malin e Zi. Por është edhe një “gur i hequr” në mentalitetin e liderëve aktualë të Ballkanit që duan të qëndrojnë në pushtet si faraonë.

Veritas.com.al