(FOTO: Stephen Bannon dhe Reince Priebus, të zgjedhur nga Donald Trump si pjesë e administratës presidenciale)

Veritas.com.al/

Stephen Bannon, drejtori ekzekutiv i “Breitbart News”- një rrjet mediatik me lajme të shkruara dhe televizive u emërua dje si shefi i Strategjive të Presidentit amerikan Donal Trump. Pa a shumë, si një hamendje ishte marrë vesh para se të ndodhte. Disa media në Shqipëri e pritën me obobo!, “ky është ai anti-shqiptari”, thanë.

Mirëpo Stephen Bannon është veë një mjeshtër i medias dhe i strategjive (që e manifestoi gjatë fushatës elektorale të Donald Trump). Vetë Presidenti i zgjedhur, Trump, i vuri gishtin për në postin e rëndësishëm duke u nisur nga veprimtaria në fushatë e zotit Bannon.

Po dje presidenti Trump ka bërë edhe një emërim tjetër kyç për kabinetin e tij. Reince Priebus, kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan, do të jetë shef i stafit. Në këtë rol, ai do të vendosë për përbërjen e re të Shtëpisë së Bardhë dhe do të shërbejë si kanal midis Kongresit dhe Qeverisë.

Këto janë të dhënat. Por nuk ka asnjë të dhënë si “pro-shqiptar apo anti-shqiptar”, “pro-serb ose jo”, siç kanë “shpikur”.

Zërat se presidenti Trump po zgjedh në kabinet njerëz që “nuk duan Shqipërinë”, natyrisht iu drejtohen niveleve të ulëta të njerëzve dhe disa “nacionalistëve” të verbër. Loja politike me “dashuri” apo “urrejtje: nacionale rreth Donald Trump, bëhet prej pjesës politike që preket nga  ndryshimi i madh në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po sjell në kabinetin e tij njerëzit më të spikatur nga Republikanët e Amerikës..

/Veritas.com.al/